Sport

Fshehu më shumë se 400 milionë paund, ish-shefi i Formula 1 deklarohet fajtor për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 13 October 2023

Një gjykatë në Londër ka shpallur fajtor ish-shefin e Formua 1, Bernie Ecclestone, pasi fshehu më shumë se 400 milionë paund në asete që mbante jashtë shtetit.

Miliarderi 92-vjeçar ka pranuar një akuzë të vetme për mashtrim me përfaqësim të rremë midis 13 korrikut 2013 dhe 5 tetorit 2016.

“Unë pranoj fajin”, i tha ai Gjykatës së Kurorës Southwark, pasi nuk i tregoi qeverisë britanike për Singaporin, vendin ku mbante paratë. Më 7 korrik të vitit 2015, Ecclestone nuk arriti të deklaronte që në Singapor kishte një llogari bankare që atëherë përmbante rreth 400 milionë paundë.

-Advertisement-

Akuza ndaj tij u miratua nga Prokuroria e Kurorës në korrik të vitit të kaluar. Manjati, i cili ka tre vajza të rritura dhe një djalë të vogël, ka qenë në krye të Formula 1 për katër dekada që nga viti 1970 deri në janar 2017.

Ecclestone është gjithashtu një nga njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar dhe vitin e kaluar u rendit i 65-ti në listën e të pasurve të “Sunday Times”, me një vlerë neto pasurie prej 2.5 miliardë paundë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy