-Advertisement-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE

20:31 | 28 March 2024 Autori: Infokusi

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në një restorant në Prishtinë.

-ADVERTISEMENT-

Krasniqi ka publikuar një video në platformën Facebook, teksa e pyet Mujën për premtimin që sipas tij ka dhënë Kurti për formimin e Asociacionit.

Sipas një dokumenti që ka publikuar Nacionale, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, përfshirë Asociacionin.

Ndërsa Krasniqi ka pyetur Mujën pikërisht për këtë dokument që ka nënshkrimin e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës.

“Përshëndetje zotri deputet. A po na tregoni qysh premtuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…Qysh e kishit komentu atë letër. Po e bëni dmth, dhe s’keni asnjë koment, nuk po ju vjen marre”.

Pastaj iu drejtua Mujës duke i thënë se “ti gjithë ke mendu që “Zajednica”, është gjë e mirë. Më kujtohet dikur, kur e quanit Vetëvendosjen terroriste, kur e kundërshtonte “Zajednicën”.

Më pas, deputeti Muja i kërkoi Krasniqit që të largohet nga tavolina.

Subscribe në YouTube:
GAZETA INFOKUSI

Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

më shumë lajme