Franca riatdheson gra e fëmijë nga Siria
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 20 October 2022
Franca ka thënë të enjten se ka kryer një operacion të ri për të kthyer shtetasit francezë – 40 fëmijë dhe 15 gra – nga kampet e udhëhequra prej kurdëve në verilindje të Sirisë.
Fëmijët janë dërguar në qendrat për ofrimin e shërbimeve për kujdes ndaj fëmijëve, ka thënë Ministria e Jashtme përmes një deklarate, derisa gratë do të transferohen te autoritetet e drejtësisë.
“Franca falënderon autoritetet lokale për bashkëpunimin që e ka bërë të mundshëm këtë operacion”, ka thënë ministria.
Në muajin shtator, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka marrë vendim që Franca të rishqyrtojë kërkesat për riatdhesim të dy grave franceze, që kanë udhëtuar në Siri me partnerët e tyre, për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Kërkesa ka pasur edhe për fëmijët që kanë lindur atje.
Shtetasit francezë kanë qenë në mesin e më shumë se 40.000 shtetasve të huaj, kryesisht irakianë, që janë në mbajtje, sipas organizatës për të drejta të njeriut, Human Rights Watch.
Sipas vlerësimeve të mëparshme të kësaj organizate, ka ende gra dhe fëmijë që vazhdojnë të jenë nëpër kampe të Sirisë, edhe pas operacionit të së enjtes.
Një operacion i ngjashëm nga autoritetet franceze është realizuar edhe në korrik të këtij viti./REL
Të tjera
-
Mjeti që u gjet rrugës për Gërmi nuk ishte shpërthyes
Mjeti i cili është gjetur në rrugën që të dërgon për në parkun Gërmia nuk ish...
-
Ferat Shala i PDK-së thotë se nga 14 qershori është ndërprerë puna në minierën e Stantërgut
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se nga data 14 qershor,...
-
Pritet rritja e çmimit të ujit të pijes, nga KRU “Prishtina” tregojnë arsyen
Çmimet e ujit të pijes mund të rriten në ditët në vazhdim. Përpos rritjes së ...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vḍekjen e at Belushit: Humbje e madhe për të gjithë arbëreshët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga j...
-
AGK-ja dënon kërcëṇimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është shprehur i shqetësuar me kë...
-
Bislimi: Kosova – shtet që synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO e KiE
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë s...
-
Besnik Tahiri: Në zgjedhjet e ardhshme AAK-ja do ta arrij rezultatin më të mirë ndonjëher
Shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Dyshohet për një mjet shpërthyẹs, bllokohet rruga për Gërmi
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak ...
-
Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në komë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se dialogu mes Pri...
-
Skaner me rreze X për kufi, Kurti: Po shohim në çfarë kushte qeveria gjermane mund të na pajisë
Kryeministri Albin Kurti, me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm gjerman për Ba...
-
Harbin Vitija e kishte shkruajtur një mesazh në grạnatën e dorës, Prokuroria kërkon paraburgim për të
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishti...
-
Banorët e tri fshatrave në Obiliq në hall me punimet e KEK-ut, komuna i drejtohet Kurtit e Aliut
Komuna e Obiliqit alarmon për gjendjen e banorëve në tre fshatra për shkak të...