Fun & Video

FOTO/ Gjyshja pretendon se është “rrëmbyer” 52 herë nga alienët, zbulon imazhet me shenjat që i kanë lënë në trup

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 10 May 2021

Gjyshja e dy fëmijëve pretendon se është rrëmbyer nga alienët më shumë se 52 herë në jetën e saj.

Paula është 50 vjeçe, jeton në Bradford të Anglisë dhe thotë se ka shenja për të provuar aventurën e saj me alienët. Sipas saj, takimi i parë me UFO-t ishte në moshën 6 vjeçare.

Gjyshja, e cila nuk ka folur më parë për këto takime, ka bërë publike imazhet e trupit të saj me shenjat e shkaktuara nga alienët, shkruan Mail Online.

Paula ka pohuar se miliona njerëz kanë pasur takime të ngjashme, duke zbuluar: “Ka pasur disa reagime dhe njerëzit më quajnë “të çmendur”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë sepse nuk kanë hasur kurrë në incidente të tilla.

Unë kam përjetuar 52 incidente të tilla. Edhe unë e kam të vështirë ta besoj këtë gjë, prandaj nuk habitem kur të tjerët nuk kanë besim tek ajo që them.”

Të tjera