Sport

Foniqi nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 10 July 2022

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Gentijan Foniqi, nuk ka vendosur edhe për skuadrën që do të luajë në sezonin 2022/2023.

24-vjeçari ishte pjesë e Drenasit për katër vjet e gjysmë, klub me të cilin u nda në verën e këtij viti.

Për “Gazeta InFokus, Foniqi thotë se është në bisedime me disa klube, por që vendimin nuk e ka marrë ende.

-Advertisement-

“Kam qenë pjesë e Feronikelit. Më pas kam kaluar te Drenasi ku kam luajtur për katër vjet e gjysmë. Me Drenasin e kam përfunduar bashkëpunimin. Kam disa kontakte me disa klube të Ligës së Parë dhe të Dytë. Shumë shpejt do të vendosi se ku do të luajë sezonin e ri”, u shpreh Foniqi.

Gentijan Foniqi ka qenë ndër lojtarët që ka dhënë kontribut të madh te Drenasi që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në videon e mëposhtme mund t’i shihni momentet kryesore te Foniqit me fanellën e Drenasit.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy