Foli për Asociacionin dhe 15 modele evropiane që ia ofroi Kurtit, krejt çka tha Lajçak dje
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 10 March 2023
Emisari Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një prej kërkesave dukshëm të përsëritura nga ndërkombëtarët, do të themelohet konform modeleve ekzistuese evropiane.
Mirëpo, sipas tij, Asociacioni momentalisht nuk është në agjendë të dialogut.“Për momentin kjo nuk është në agjendë të dialogut gjersa të gjithë flasin për të”, deklaroi Lajçak, në ATV,
Lajçak tha se bordi menaxhues duhet fillimisht ta prezantojë propozimin për Asociacionin, e pastaj të diskutohet mbi kritikat që të dy palët kanë.“Thuhet qartë në marrëveshjen e vitit 2013. Është bordi menaxhues ai që duhet ta prezantojë propozimin dhe më pas të dyja palët kanë mundësi të japin kundërpropozimet dhe komentet e tyre dhe ky është procesi në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Dhe Bashkimi Evropian do të sigurohet se ajo për çka kemi arritur marrëveshje do të përkojë me standardet evropiane dhe vlerat evropiane”, shtoi tutje.
Lajçak ka thënë se ia ka dhënë kryeministrit Kurti, 15 modele evropiane të strukturave të tilla, të cilat tha se mund të shrytëzohen si inspirim i asaj se si do funksiononte Asociacioni në Kosovë.
I njëjti theksoi se Kosova s’ka arsye për t’u frikësuar nga Asociacioni.
“Nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar, sepse siç e thashë unë ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin. Dhe asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”.“Asnjëra prej këtyre modeleve nuk kanë asgjë si Republika Sprska, çfarë është e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia ta nënshkruan, u pajtuan për dy dokumentet në 2013-ën dhe në 2015-ën”, përfundoi emisari, Miroslav Lajçak.
Debate të shumta në vend ka pasur sa i përket Kishës Ortodokse serbe dhe mënyrës se si është përcaktuar çështja e saj në nenin 7 të planit franko-gjerman.Për këtë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova është në Evropë dhe se duhet të merren modelet ekzistuese evropiane dhe se këtu nuk ka asgjë për t’u frikësuar
“Kosova është në Evropë. Kosova e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës. Kështu që mendoj se është vetëm logjike se duke adresuar çështje specifike Kosova merr inspirim nga modelet ekzistuese evropiane ose modelet që ekzistojnë në Këshillin e Evropës. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nëse ka funksionuar në vende të tjera duhet të funksionojë edhe këtu, dhe keni partnerë të cilët janë të gatshëm t’u ndihmojnë dhe t’u udhëzojnë. Kjo vlen në çdo aspekt, qoftë nëse flasim për asociacionin e komunave me shumicë serbe ose Kishën Ortodokse serbe apo çështje të tjera. Të merret inspirim nga modelet evropiane që kanë funksionuar. Dhe do të theksoja edhe një tjetër pikë: gjithëpërfshirjen. Kjo do të thotë, le të sigurohemi se ata që janë të ndikuar të përfshihen në hartimin e këtyre rregullave apo këtij legjislacioni”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...