FMN: Ekonomia e Kosovës është ngadalësuar, inflacioni është rritur – rreziqet vazhdojnë, përfshirë ajo për zgjedhjen e presidentit
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 02 April 2026
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin vjetor për Kosovën, sipas të cilit ekonomia është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur, teksa theksohet bllokada politike që e përcjelli vendin pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar.
Sipas raportit, Bruto Produkti i Brendshëm (BPB), ra në 3.6% gjatë vitit të kaluar, nga 4.6% sa ishte në vitin 2024. Këtë vit parashihet të jetë 3.3, teksa në vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 3.8%, shkruan Reporteri.net.
“Rritja reale e ekonomisë (PBB) u ngadalësua në 3.6% në vitin 2025, nga 4.6% në vitin 2024. Kjo ndodhi sepse eksportet neto ishin më të dobëta dhe kërkesa nga sektori privat ra, por kjo u kompensua pjesërisht nga rritja e shpenzimeve dhe investimeve të qeverisë.”, ka deklaruar FMN.

Sa i përket inflacioni, FMN thotë se arriti në rreth 5.7% në janar 2026, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit.
Parashikimi i FMN’së është që inflacioni pritet të rritet në 5.9% gjatë këtij viti, pastaj të bjerë gradualisht në 2% deri në mesin e vitit 2028.
“Inflacioni pritet të rritet në 5.9% në vitin 2026, por më pas të bjerë gradualisht deri në objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane deri nga mesi i vitit 2028. Kjo pritet të ndodhë pasi çmimet globale të mallrave të stabilizohen dhe efektet e mëvonshme të konfliktit në Lindjen e Mesme të zbehen. Pas kësaj, inflacioni pritet të qëndrojë rreth këtij niveli”, thuhet në publikim.
Deficiti tregtar, sipas FMN’së, do të mbetet i lartë për shkak të importeve të mëdha.
“Një nga arsyet e rritjes së deficitit në 2026 pritet të jetë edhe ndalja e përkohshme e një termocentrali me qymyr për renovim”, thuhet në publikimin e FMN-së.
Aty theksohet se rreziqet për të ardhmen ekonomike janë më shumë në drejtim negativ, teksa përmendet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit.
“Rreziqet nga jashtë përfshijnë vazhdimin ose përkeqësimin e konflikteve rajonale, tensionet në tregtinë globale dhe luhatjet e çmimeve të mallrave, të cilat mund të ndikojnë keq në kërkesë dhe punësim. Brenda vendit, rreziqet politike vazhdojnë, përfshirë pasiguritë rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Nga ana pozitive, nëse zbatohet në kohë Plani i Ri i Rritjes i BE-së, ai mund të ndihmojë më tej në rritjen ekonomike dhe punësim”, thuhet në raport.
Sa i përket reformave Planit të Rritjes, FMN ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve për të avancuar reformat.
“Drejtorët Ekzekutivë mirëpritën përkushtimin e Kosovës ndaj planit të rritjes së BE-së dhe përparimin e arritur në kuadër të programeve të fundit të mbështetura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ata theksuan se, ndonëse perspektiva është pozitive, ajo mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve negative, veçanërisht nga pasiguria politike, kushtet e dobësuara të jashtme dhe efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme. Prandaj, ata nënvizuan rëndësinë e përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të avancuar reformat në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, me qëllim forcimin e rritjes dhe konkurrueshmërisë. Zhvillimi i kapaciteteve nga Fondi dhe koordinimi i fortë ndërmjet partnerëve zhvillimorë mbeten të rëndësishëm për mbështetjen e këtyre objektivave”, thuhet në publikimin e FMN’së.

T� tjera
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...





























