Flet Talat Xhaferi: Ivanov përgjegjës për situatën e krijuar në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 28 April 2017
Zgjedhja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi nën krye të Kuvendit maqedonas, ngriti tensione të shumta në Maqedoni.
Rrahjet e skenat e gjakosura nuk munguan. Në një lidhje direkte për televizionin report Tv, Xhaferi tërë fajin për veprimet e djeshme ia hedhi Ivanovit.
I sapoemëruari në krye të detyrës, tha se Ivanov e ka për obligim ta dorëzoj mandatin. Derisa gjendjen për momentin e ka cilësuar si stabile, shkruan Indeksonline.
Xhaferi ka treguar se është në mbrojtje. Poashtu ka theksuar edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë mes.
“Sipas informatave godina e Parlamentit është e shprazur. Situata rreth parlamentit është e qetë. Ti kthehemi normalitetit. Për momentin jam në mbrojtje të personalitetit që kam përcaktuar. Edhe pse me vonesë MPB ka arritur të siguroj evakimin e deputetëve edhe pse disa prej tyre kanë pësuar lëndime. Edhe zoti Sela është stabil edhe pse i lënduar . Vënia e mandatit është obligim kushtetues dhe e obligon Ivanovin. Përgjegjës për situatën e krijuar është Ivanov. Ivanov e ka për obligim ta jap mandatin. Ne duhet të vazhdojmë javën tjetër me punën në Parlament”, është shprehur në intervistën dhënë reporter.tv, Xhaferi transmeton Indeksonline.
Njëherit ai ka falënderuar shqiptarët që kanë qenë të durueshëm dhe nuk kanë rënë pre e provokimeve.
“ Mbështetja e ndërkombëtarëve është e theksuar. Angazhimi shqiptar ka qenë konform që iu kemi bërë thirrje shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve, dhe rezultimi me veprim të duhur rezulton në atë që jemi në liri të duhur dhe për këtë arsye falenderojmë që kanë qenë të durueshëm kemi kurajo të vazhdojmë me punën ku na kanë deleguar qytetarët tanë. Pas ditës së djeshme nuk ka mundësi të transferohet në krizë ndëretnike, shqiptarët nuk bien pre e këtyre provokimeve”, ka shpjeguar ai.
Ndërkohë situata në Maqedoni cilësohet të jetë e qetë pas ditës së djeshme.

Të tjera
-
Peci: Nëse Serbia ia qet sanksionet Rusisë, kemi me i la duart
Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë lëvduar qasjen e Presidentit serb, Aleksand...
-
Qeveria Kurti pritet ta bëjë obligative që Bashkësitë Fetare t’i deklarojnë financat
Qeveria e Kosovës po synon të futë nën kontroll financat e Bashkësive fetare ...
-
Osmani përkujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin ...
-
Xhevdet Pozhari angazhohet në kabinetin e Arben Vitisë si “eskpert i jashtëm”
Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari është angazhuar në Ministrinë e Shëndetësis...
-
Dy ditë shfaqje në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq: “Kurrë s’e njoh Kosovën”
Në Kuvendin e Serbisë ka vazhduar shfaqja e lënë në gjysmë, me Vuciqin që tho...
-
Mehaj takon Abbott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretë...
-
Erdogan priti Kurtin në një pallat në Stamboll
Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep T...
-
MINT ndalon shitjen e vajit nga Serbia
Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer ed...
-
Stefanoviq: T’i vendosim sanksione Rusisë, që të mos e njohim pavarësinë e Kosovës
Borko Stefanoviq, deputet i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drej...
-
Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë
KEDS ka bërë të ditur se më 6 shkurt të këtij viti do të ketë ndërprerje të e...
-
Kurti kërkon bisedime për planin evropian dhe Asociacionin: Jemi gati për t’u angazhuar intensivisht
Duke shpërndarë gjashtë kushtet e Kryeminsitrit Albin Kurti, për ta pranuar f...
-
Operacioni “Bridora”, Britania me plan të ri për të dëbuar sa më shumë shqiptarë
Ministria britanike e Emigracionit ka urdhëruar njësitë e azilit të merren ve...