Lajme

Flet deputeti i LDK-së, i cili po e mbron Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 25 March 2020

Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së është kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Avdyli ka thënë që do të votoj kundër dhe do të marrë vet përgjegjësinë politike e personale, shkruan gazeta inFokus.

Avdyli ka thënë që politikanët po ia shtojnë qytetarëve edhe problemin e qeverisjes, duke qenë se e kanë atë shumë më të madh të pandemisë.

-Advertisement-

“Në gjendje të tillë që ekzistonte pandemia ishte e tepërt por ia shtuam edhe krizën ne, kjo krizë do të ketë efekt shumë të rëndë në qytetarin tonë jo veç në aspektin shëndetësorë e ekonomik por edhe psikologjik”, ka thënë Avdyli.

Ndërsa, ka shtuar se me rrëzimin e Qeverisë Kurti po shkelet vullneti i qytetarëve.

“Ta lëmë anash pandeminë, ne me mocionin e sotshëm po fusim paqartësi institucionale e funksionimit të institucioneve legale, duke krijuar një qeveri, por sa do të ishte qeveri nuk bazohet në vullnetin e qytetarëve, tani po duam të bëjmë akrobacione tjera politike që mund të bien ndesh me vullnetin e qytetarëve e premtimin para tyre, ku përmes premtimit që ka bërë kandidatja për kryeministre që nuk do ta shkel vullnetin e qytetarëve, duke e dërguar vullnetin e tyre në adresa të paqarta, nuk e shoh si do formohet qeveria e re, ne i kemi disa vija të kuqe, kemi vendos se kurrë nuk do të shkojmë me PDK-në, nëse e rrëzojmë këtë qeveri e ta lëmë të funksionojmë nuk po duket e qartë, kemi vendim e kemi dhënë një premtim që sdo të bëjmë koalicion me PDK-në, me AAK-në e NISMËN nuk kemi vija të kuqe, por tash kur po rrëzohet kjo qeveri kemi dallime të mëdha, pasi po rrëzohet për taksën, tarfiën dhe ne po duhet të bëjmë koalicion me një parti që bazën e funksionimit të tyre e ka tarifën e kjo është ajo që na bën të pamundshme të rrëzojmë një qeveri për shkak të mos-heqjes së taksës”, ka thënë Avdyli./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera