Sport

Fjalët e para të Pochettinos pasi mori drejtimin e PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 02 January 2021

Paris Saint German dhe Mauricio Pochettino gjatë ditës së sotme kanë arriitur marrëveshje, shkruan Gazeta inFokus.

Pochettino do të drejtoj parisienët për pjesën e mbetur të sezonit, pas shkarkimit të Touchel.

Ish tekniku i Tottenhamit u shpreh i lumtur dhe i nderuar sepse mori drejtimin e gjigandeve francez.

-Advertisement-

”  Unë jam lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i Paris Saint-Germain. Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që më japin. Siç e dini, ky klub gjithmonë ka mbajtur një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme për të, veçanërisht për atmosferën unike në Parc des Princes. Unë kthehem sot në klub me shumë ambicie dhe përulësi, ndërsa jam gjithashtu shumë i etur për të punuar me disa nga lojtarët më të talentuar në botë. Kjo skuadër ka një potencial fantastik dhe unë do të bëj gjithçka me stafin tim për të optimizuar rezultatet e Paris Saint-Germain në të gjitha garat. Ne gjithashtu do të bëjmë çmos për t’i dhënë ekipit tonë atë identitet luftarak”, ka thënë argjentinasi.

Parisi aktualisht gjendet në vendin e tretë me 35 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera