Lajme

Fiton për të dytën herë lotarinë, njeriu më me fat në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 18 February 2023

Një punonjës i Amazon nga Baltimore fitoi një çmim llotarie 50,000 dollarë me një biletë gërvishtëse prej 5 dollarësh, fitorja e tij e dytë e madhe brenda pak muajsh.

Sipas Maryland Lottery, 56-vjeçari kishte fituar 30,000 dollarë nga një biletë e ngjashme në janar, në një fitore tjetër me fat.

Burri, i cili nuk do që të identifikohet tregon se e kishte blerë biletën në një dyqan pijesh alkoolike. Kur ai kishte parë simbolet fituese nuk iu kishte besuar syve dhe kishte kërkuar ndihmën e të dashurës së tij që të verifikonte nëse fitorja ishte e saktë.

-Advertisement-

Tashmë, 56 vjeçari po parashikon disa pushime luksoze me të dashurën e tij dhe madje blerjen e një makine të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera