Fisi i largët i Amazonës kuron koronavirusin me mjaltë dhe lëkurë peme
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 May 2020
Një fis i largët i rajonit të Amazonës është rikthyer te mjekimet tradicionale për të kuruar pandeminë e koronavirusit, ndërsa autoritetet janë akuzuar për neglizhencë në trajtimin e sëmundjes.
Komuniteti indigjen Satere-Mawe, të cilët jetojnë në pyjet tropikale braziliane, thanë se përdorin trajtime natyrale si lëkurë peme, mjaltë dhe bimë vendore për trajtimin e simptomave të Covid-19.
Të tjerë aktivistë kanë akuzuar presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro se ka braktisur komunitetet vendase indigjene, të cilat jetojnë të shkëputura nga bota e jashtme.
Disa nga bimët vendore të përdorura nga Satere-Mawe përfshijë ‘carapanauba’, ‘saracuramira’, ‘caferena’, e ‘saratudo’, të cilat kanë aftësi anti-malarie dhe anti-inflamatore.
“Ne kemi përdorur njohuritë tradicionale ndër breza dhe i kemi testuar kundër simptomave të sëmundjes,” tha kreu tribal Andre Satere Mawe.
Deri tani, komuniteti që jeton në zonën Taruma në perëndim të qytetit Manaus në Amazona, ka raportuar 11 raste koronavirusi.
Fshatari Valda Ferreira de Souza, 35 vjeç, tha se trajtimet me bazë bimore e kanë ndihmuar.
“Ndjehesha i dobët, nuk kisha fuqi në mushkëri dhe nuk merrja dot frymë,” tha ai, duke shtuar se pasi kishte pirë “shurupin e prodhuar në shtëpi” ishte ndjerë shumë më mirë.
Ekspertët e bimëve mjekësore kanë paralajmëruar kundër “mjekimeve çudibërëse” të cilat nuk kanë rezultuar të sigurta apo efektive në testimet klinike.
“Në një periudhë pasigurie të madhe prej pandemisë, njerëzit gjithmonë kërkojnë mjekime tradicionale apo ato që kanë përdorur më parë.
Shpeshherë mund të ketë avantazhe, por nuk ka prova për efikasitetin e tyre”, tha farmakologu Michael Heinrich, i University College London.
Brazili ka raportuar deri tani numrin e tretë më të madh në botë me raste koronavirusi, më shumë se 270,000.
Por presidenti Jair Bolsonaro thotë se nuk ka nevojë për rregulla karantine apo të distancimit social.
Qeveria gjithashtu ka refuzuar akuzat se po lejon që pandemia të shkaktojë një “genocid” mes komuniteteve të largëta indigjene, duke pretenduar se ka shpërndarë 45,000 pako me ushqime dhe pajisje të mbrojtjes personale.
Të tjera
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...