Lajme

Fishekzjarret dëmtuan veturat në parkingun e Kuvendit, mes tyre Porsche e Blerta Deliut dhe vetura e Arbërie Nagavcit

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 06 October 2026

Disa vetura të parkuara në parkingun e Kuvendit të Kosovës janë dëmtuar mbrëmë nga fishekzjarret e hedhura gjatë protestës.

Në mesin e automjeteve të dëmtuara është edhe një Porsche e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, si dhe vetura e deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci.

Dëmtimet kanë ndodhur derisa jashtë Kuvendit po zhvillohej protesta, gjatë së cilës u përdorën mjete të shumta piroteknike.

-Advertisement-

Në parkingun e Kuvendit ndodheshin vetura të deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë, ndërsa nga mjetet piroteknike raportohet se janë shkaktuar dëme në disa prej tyre.

Për momentin nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara në automjete./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy