Lajme

Fillon protesta në Shtërpcë, prezent edhe udhëheqësit e Listës Serbe

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 08 January 2023

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në komunën e Shtërpcës për të protestuar lidhur me rastin e plagosjes së dy të rinjve të nacionalitetit serb, që ndodhi të premten më 6 janar 2023.

Prezent në këtë protestë janë parë edhe udhëheqësit e Listës Serbe.

Për të mbajtur rendin, prezent janë edhe zyrtarët policor nga Policia e Kosovës, e gjithashtu janë parë edhe trupa të KFOR-it.

-Advertisement-

Për shkak të kësaj proteste, Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë-Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.

Të lënduar nga incidenti i 6 janarit mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimi. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera