Sport

Filloi punën Komisioni për përzgjedhjen e Logos së re të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 19 April 2018

Federata e Futbollit kohë më parë kishte shpall konkurs për dizajnimin e logos së re të saj në përputhje me kërkesat e kohës, prandaj në ambientet e hotelit “Internatinal – Prishtina”, sot më 19 prill është mbledhur Komisioni për përzgjedhjen e Logos së Federatës së Futbollit të Kosovës në përbërje: Florent Mehmeti, kryesues(regjisor), Erodita Klaiqi- Kasumi dizajnere, Burim Myftiu fotograf, Jonader Bejo, drejtor i Dgit Alb për Kosovës dhe Arianit Ahmeti  zv. sekretar i sekretarit të përgjithshëm, shkruan infokusi.

LEXO EDHE: Këta janë të ftuarit e Ramiz Krasniqit për miqësoren e radhës

Në emër të FFK-së punë të mbarë Komisionit i ka uruar Arianit Ahmeti, zv. sekretar i sekretarit të përgjithshëm  të FFK-së duke i inkurajuar që me profesionalizëm ta kryejnë detyrën për çka janë zgjedhur.  Komisioni sipas detyrës ka nisur hapjen e ofertave nga konkurruesit, që ishin 161 sosh dhe të cilat po shikohen dhe analizohem me shumë kujdes, profesionalizëm dhe kompetencë për ta bërë përzgjedhjen e logos më të mirë, e të cilën pastaj do ta miratojë KE i FFK-së.

-Advertisement-

Para hapjes së ofertave Komisioni ka debatuar për mënyrën dhe qasjen në secilën ofertë. Gjatë punës deri me tash u pa një përkushtim i atyre që kanë konkurruar dhe u panë shumë punime të mira me plotë domethënie dhe Komisioni do të ketë një punë shumë të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe për ta bërë përzgjedhjen e duhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera