Sport

FIFA merr masa ndaj gjestit të pahijshëm të Alli

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 08 September 2017

FIFA ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj mesfushorit anglez, Dele Alli

Ylli i Anglisë, Dele Alli kishte bërë një gjest të pahijshëm në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Sllovakisë.

Fillimisht ishte raportuar se Alli ia kishte ngritur gishtin e mesëm gjyqtarit, por mediat angleze kanë raportuar se këtë veprim e kishte bërë ndaj bashkëlojtarit të tij, Kylie Walker.

Alli dhe Walker kishin qenë bashkëlojtarë për shumë vite edhe në Tottenham, para se ky i fundit gjatë kësaj vere të transferohej në MAnchester City.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera