Sport

FIFA hapi procedim disiplinor, reagon federata zvicerane: Ka disa momente kur lojtarët…

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 24 June 2018
“Ka momente kaq të mëdha emocionale, në të cilat edhe zyrtarët e futbollit apo profesionistët nëpër media nuk mund ta imagjinojnë çfarë ndjejnë këta lojtarë, veçanërisht në një ndeshje kaq dramatike. Në radhë të parë, jemi të kënaqur që dy zviceranët shënuan dy golat për të marrë 3 pikët”.

Federata Zvicerane e Futbollit, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për të hapur një procedim disiplinor për rastin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas festimit të tyre me shqiponjë.

Është Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Aleks Misher, që e distancon institucionin zviceran nga çdo shenjë e mundshme politike në fushë, por gjithashtu kërkon edhe mirëkuptim e të gjithëve për lojtarët që i kanë rrënjët e origjinës nga Kosova.

“Ka momente kaq të mëdha emocionale, në të cilat edhe zyrtarët e futbollit apo profesionistët nëpër media nuk mund ta imagjinojnë çfarë ndjejnë këta lojtarë, veçanërisht në një ndeshje kaq dramatike. Në radhë të parë, jemi të kënaqur që dy zviceranët shënuan dy golat për të marrë 3 pikët”.

-Advertisement-

Capture

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera