Sport

Feronikeli si marketet e Kosovës, 2+1 gratis

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 24 May 2019

Pas titullit të kampionit, Feroniekli është stolisur edhe me Kupën e Kosovës, pasi në finale e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 5-1, shkruan Gazeta inFokus.

Trofetë e fituar dëshmojnë një sezon fantastik të skuadrës nga Drenasi, e cila i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm brenda një sezoni.

Titulli dhe Kupa ia sigurojnë Niklit edhe Superkupën e Kosovës për vitin 2019, pasi ashtu është e rregulluar në nenin 71 të Propozicionet e Garave të Federatës së futbollit të Kosovës.

-Advertisement-

Kjo i bije që Superkupa ti vije gratis Feronikelit, pa pasur nevojë që të luajë.

Feronikeli do ta përfaqësojë Kosovën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, kurse Prishtina në Ligën e Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera