Rozë

Feston ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush Vesa Luma (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 12 May 2021

Edhe pse ka kohë që i mungon skenës muzikore, Vesa Luma, qëndron pranë fansave të saj përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

E sot, këngëtarja e dashur për publikun feston ditëlindjen. E gjeni dot se sa vjeçe mbush? Vesa ka lindur më 12 maj të vitit 1986 dhe mbushi plot 35 vjeçe.

Në ditën e saj të veçantë, Luma mori urime të shumta nga miqtë, kolegët, të afërmit dhe fansat e shumtë. Gjithashtu nuk kanë munguar as dhuratat, ku surprizën më të bukur ia bëri bashkëshorti, Big Basta dhe djali. Ata i dhuruan Vesës një prej produkteve të preferuara.

-Advertisement-

Kujtojmë që Vesa dhe Big Basta nuk kanë qenë aktiv në muzikë vitet e fundit pas largimit të tyre drejt Zelandës së Re me djalin, Lianin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera