Sport

Festë te ekipi i Kosovës para ndeshjes me Maltën

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 09 October 2018

Kombëtarja e Kosovës ka pasur festë, para ndeshjes që do ta luajë të enjten kundër Maltës në Ligën e Kombeve.

Kosova të enjten takohet me Maltën në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e saj të tretë në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Kosovës tashmë janë mbledhur dhe gjatë ditës së djeshme, kanë pasur arsye për të festuar.

-Advertisement-

Ishte ditëlindja e Leart Paqaradës, që dje mbushi 24 vite.

Yjet e Kosovës Besar Halimi e Milot Rashica, kanë publikuar disa foto nga festa e ditëlindjes në rrjete sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera