Lajme

Festa e Halloween në Prishtinë – autobusit urban iu thyen xhamat dhe u “sulmua” me ve

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 01 November 2022

Festa e Halloween apo siç njihet ndryshe si “Nata e Shtrigave”, edhe këtë vit u festua dhunshëm në Prishtinë.

Si në të kaluarën, edhe këtë vit autobusët urbanë nuk i shpëtuan sulmeve me ve. Madje, njërit prej tyre iu thyen edhe xhamat.

Lidhur me rastin Trafiku Urban në Prishtinë, kanë njoftuar se dëmet materiale kapin vlerën e një mijë eurove.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin jemi të informuar. Rasti ka ndodhur në Bardhosh, linja 3 dhe dëmet materiale kapin vlerën e një mijë eurove”, ka deklaruar Medina Rukovci, zyrtare për informim Telegrafit..

Si ndërmarrje publike ka thënë se janë të shqetësuar pasi çdo vit shkaktohen dëme materiale nga “fëmijë të papërgjegjshëm”.

“Këta autobus janë në shërbim për të gjithë qytetarët, andaj lusim prindërit të përkujdesen që fëmijët e tyre ta ruajnë pronën publike. Të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm me kulturë urbane!”, ka përfunduar ajo.

Foto: Ju flet Prishtina/Facebook

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera