Uncategorized

Fernandes nënshkruan kontratë të re me Sporting

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 27 November 2019

Mesfushori i Sporting CP, Bruno Fernandes ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Portugezi ka qenë i lidhur me një kalim te Tottenham ose Manchester United, mirëpo vendosi të vazhdojë kontratën me klubin portugez.

Fernandes ka thënë se kontrata e re për të vlen shumë, pasi tregon se është duke bërë punë të mirë, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Jam krenar, domethënë se jam duke i bërë gjërat mirë. Jam munduar të bëjë më të mirën për klubin. Kjo është gjëja që bëj në fushë dhe e kam treguar këtë gjë. Është privilegj që jam këtu dhe jam në fanellën e Sporting. Premtoj të njëjtin dedikim siç bëra sezonin e kaluar”, deklaroi ai.

Fernandes mbetet te Sporting deri në vitin 2023 derisa vlera e tij është rritur në 65-85 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera