Lajme

Ferizaj: Policia dhe të rinjtë në marsh me moton “Drogat vrasin”

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 13 April 2023

Policia Rajonale e Ferizajit në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe OJQ-në “Kuvendi i të rinjve të Ferizajit” në kuadër të projektit “Ecim me policinë” ka realizuar një marsh me moton “Drogat vrasin”.

Policia bën të ditur se marshimi nisi nga rruga nga sheshi “Adem Jashari” deri te teatri i qytetit ku u mbajtën edhe disa ligjërata rreth dukurive negative të drogave.

“Aktiviteti nisi me marshimin e nxësësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Ferizajt, së bashku me aktivistë të OJQ-së ‘’Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt’’ dhe pjesëtarë të policisë rajonale të Ferizajt, e që përshkoi rrugën nga sheshi i komunës ‘’ Adem Jashari’’ deri tek teatri i qyetetit të Ferizajt dhe aty më pas u mbajtën disa ligjerata nga shoqëria civile dhe policia rreth dukurisë negative të narkotikëve/ drogave”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Në marshim ishte edhe Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Basri Shabani, i cili i njoftoi nxënësit për përpjekjet të vazhdueshme për dukurinë negative të drogave.

“I pranishëm ishte edhe Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Basri Shabani, i cili shkurtimisht i njoftoj së afërmi nxënësit se policia po bënë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e dukurisë negative të drogave dhe apeloi tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe për dukurinë negative të drogave të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. Projekti vazhdon sipas agjendës së bashkangjitur edhe në ditët në vijim!”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera