Lajme

Ferat Shala: Vetëm PDK po iu ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 04 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka thënë se qytetarët e Drenicës kanë vendosur për PDK’në pasi ajo po iu qëndron afër, shkruan Gazeta inFokus.

Ai, pas një takimi në disa nëndegë të Drenicës, ka thënë se PDK është partia e vetme që po iu ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve.

“Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.

-Advertisement-

Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër.

PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj.PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën!”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë se Ferat Shala, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 14 në listën e PDK’së./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy