Lajme

Ferat Shala: PDK do të jetë afër Negrocit dhe Vuçakut sepse kanë dhënë shumë për liri

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 04 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është pritur nga shumë bashkëluftëtarë në Negroc e Vuçak, shkruan Gazeta Infokus.

Shala, ka thënë këto vende kanë dhënë shumë për Kosovën, prandaj PDK do të qëndrojë gjithmonë afër tyre.

“PDK me programin e Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut, sepse Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, numri 14 i PDK’së, shtoi se në mesin e këtyre bashkëluftëtarëve ndihet si një fitimtar.

“Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë në Negroc e Vuçak unë që sot po ndihem fitimtar.

Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tani”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy