Sport

Federata gjermane vendos përfundimisht për të ardhmen e Low me 4 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 24 November 2020

Federata Gjermane e Futbollit do të mbaj një mbledhje me 4 dhjetor ku edhe do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e Joachim Low, shkruan Gazeta inFokus.

Humbja e thellë ndaj Spanjës me rezultat 6-0, si dhe paraqitjet jo të mira me kombëtaren e Gjermanisë, ka detyruar federatën të marrë një vendim të domosdoshëm për trajnerin.

Sipas njoftimit të federatës, me 4 dhjetor do të shqyrtohet “zhvillimi i përgjithshëm i ekipit në dy vitet e fundit”.

-Advertisement-

Humbja ndaj Spanjës si duket do t’i shkaktoj probleme trajnerit Low, i cili po pritet të shkarkohet nga detyra pas 14 vitesh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera