FBI-ja sekuestron telefonin e aleatit kryesor të Trumpit
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 10 August 2022
Republikani Scott Perry, një aleat kryesor i ish-presidentit Donald Trump tha se agjentët e FBI-së sekuestruan telefonin e tij, vetëm një ditë pasi agjentët kontrolluan pronën e Trump në Florida.
“Këtë mëngjes, ndërsa udhëtoja me familjen time, 3 agjentë të FBI-s më morën celularin”, tha republikani i Pensilvanisë në një deklaratë të lëshuar përmes zyrës së tij.
“Ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar avokatin tim, i cili do të kishte marrë masa që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre.”
Sipas medias së huaj, avokati i Perry, John Rowley, i cili është gjithashtu anëtar i ekipit ligjor të Trumpit nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar situatën.
FBI-ja dhe Zyra e Prokurorit të SHBA në Uashington gjithashtu nuk pranuan të komentojnë.
Deklarata e Perry-t nuk thoshte se çfarë donte FBI-ja nga telefoni i tij, por ai ka qenë një figurë me interes për personat Kongresit që po hetojnë përpjekjet e Trumpit për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ku fitues doli presidenti aktual Joe Biden.
Perry, një aleat kyç në atë përpjekje, i tha Trumpit të zëvendësonte drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë dhe të vendoste në krye të departamentit një zyrtar pak të njohur, Jeffrey Clark.
Paneli i përzgjedhur i 6 janarit thirri Perry -n në maj, por ai nuk shkoi.
Interesi i Departamentit të Drejtësisë për Perry-n mund të lidhet me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, por mund të lidhet edhe me kontrollin e shtëpisë së Trump në Florida.
Komiteti i 6 janarit zbuloi në prill se Perry dhe shefi i fundit i shtabit të Trump, Mark Meadows, komunikuan nga aplikacioni i koduar i mesazheve Signal për çështjet që lidhen me zgjedhjet e vitit 2020 dhe është e paqartë nëse njëri prej tyre i mbajti ato mesazhe.
Në mënyrë të ngjashme, komiteti i përzgjedhur mori dëshmi se Meadows dogji disa letra pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Perry-n.
Meadoës ishte një prej themeluesve të grupit pro-Trump Freedom Caucus, kryetar i të cilit tani është Perry.
Autoritetet sekuestruan telefonin e senatorit Richard Burr (RN.C.) në vitin 2020 si pjesë e një hetimi mbi praktikat e tij të tregtimit të aksioneve, megjithëse Departamenti i Drejtësisë më vonë përfundoi hetimin pa asnjë akuzë kundër tij.
Por Burr gjithsesi dha dorëheqjen nga kryesimi i Komisionit të Inteligjencës së Senatit në mes të polemikave dhe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në rizgjedhje.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...