Sport

Faruk Statovci: Ky është futbollisti më i papërgjegjshëm i Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 12 October 2020

Analisti i futbollit vendor, Faruk Statovci, ka akuzuar ashpër Valon Berishën për deklaratën e tij pas ndeshjes, i cili theksoi që “Kosova nuk është Brazil”.

Sipas Statovcit, Berisha është totalisht i papërgjegjshëm në lojë, përcjellë Olle.

“Valon Berisha është lojtari më i papërgjegjshëm që e ka Kosova”, u shpreh Statovci në ‘Sporti Total’ në KTV.

-Advertisement-

“Ai është mesfushor defanziv, nuk i takon të shkojë në sulm në cdo aksion të Kosovës. Nuk ka logjikë të mos bësh ndërhyrje të palejueshme në atë moment kur pësuam gol”.

“Unë nuk ja mohoj cilësitë, dëshirën, atë që e ka bërë, ishte ndër lojtarët e parë që i ka thënë po Kosovës, atëherë kur nuk ishte aspak e lehtë”.

“Mirëpo, s’ka nevojë të na tregojë a jemi a s’jemi Brazil sepse atë e dijmë, sepse ne luajmë moti futboll këtu”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera