Familjari i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: “E nijmë vetën shumë keq, avokati na njoftoi për ngjarjen”
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 30 August 2022
Një familjar i dy vëllezërve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, (i cili kërkoi të mbetet anonim), ka thënë se familja ndihet shumë keq për ngjarjen që tronditi Kosovën. Teksa u deklarua shkurt për Gazetën Express, ai tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, familja e vëllezërve të dyshuar u njoftua përmes avokatit.
Sipas familjarit, të dyshuarit Ekrem Rexhepi (26-vjeç) dhe vëllai i tij i mitur, nuk e kanë njoftuar asgjë familjen për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në të cilin dyshohet se janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.
“Tash janë në paraburgim. Shumë keq e kemi gjendjen, ne si familje e nijmë vetën shumë keq… Për rastin na ka njoftu avokati të dielën në mëngjes”, tha ky familjar të martën për Gazetën Express.
Katër persona ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga katër të dyshuarit janë të mitur.
Pas dy ditësh në arrati, personi i pestë i cili është identifikuar të hënën nga policia, sot po intervistohet në stacionin policor.
“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njoftoi policia.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se Ekrem Rexhepi ka aktakuza të ngritura për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja e pyllit”.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se për personin me inicialet E.R., pas verifikimit në data bazë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, figurojnë raste penale kundër tij në drejtim të veprave penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”, të parapara sipas KPRK-së, për të cilat raste Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuza dhe i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Ulajt për Express.
Prokuroria në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj 26-vjeçarit, përshkruan sesi ka ndodhur dhunimi i së miturës.
“Përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.
“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.
Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...