Fun & Video

Familja i jep lamtumirën e fundit, babi 45 vjeç shërohet për mrekulli nga sëmundja vdekjeprurëse

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 24 May 2023

Një baba ka treguar se si fjalët e partneres së tij dhe lotët e djalit që i binin mbi gjoks, i dhanë forcë të përballonte sëmundjen vdekjeprurëse dhe të shëroheshe.

Freddy White, 45 vjeç, nga Edinburgu ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Përgjithshëm Western pasi humbi ndjenjat në një lojë futbollit me djalin e tij dhe iu tha nga mjekët se kishte shanse të ulëta për të mbijetuar pasi vuante nga pneumonia.

Partnerja e tij Michelle, 44 vjeç dhe djali i tij 12-vjeçar Mason ishin pranë shtratit të tij, kur mjekët i thanë se duhet t’i jepnin lamtumirën e fundit në rast se ai nuk ia dilte.

-Advertisement-

“Unë u diagnostikova me fibrozë cistike në moshën pesë muajshe dhe mjeku tha se nuk do arrija moshën 12 vjeç. Me kalimin e moshës, thjesht u bëra më në formë dhe më i fortë. Luaja futboll dy herë në javë dhe fibroza cistike nuk më ndalonte ta bëja këtë, por kur isha 38 vjeç gjendja ime u përkeqësua. Vura re se nuk mund të luaja më futboll, ndjeja mushkëritë të cilat dukeshin sikur po digjeshin. Shkova te mjekët dhe nuk ishte një lajm i mirë”, u shpreh Freddy White.

Fibroza cistike është një gjendje e trashëguar ku mukusi grumbullohet në mushkëri dhe në sistemin tretës duke shkaktuar infeksione dhe probleme me tretjen e ushqimit.

Trajtimet janë të disponueshme për të ndihmuar në reduktimin e problemeve të shkaktuara nga gjendja dhe për ta bërë më të lehtë jetesën, por jetëgjatësia shkurtohet.

“Kam humbur shikimin në syrin tim të djathtë dhe ishte ndoshta gjëja më e keqe ndonjëherë” tha Freddy për EdinburghLive.

“Një muaj më parë u dërgova me urgjencë në spital pasi u rrëzova në një lojë futbollit me djalit tim, pasi gjuajta topin. U futa me urgjencë me ambulancë dhe mësova se kisha pneumoni, isha duke marrë morfinë dhe ilaçe të forta për dhimbjen dhe mendova se do të kaloja muaj në spital. Më futën në repartin 54 pavetëdije, e kisha tepruar me morfinë dhe veshkat e mia nuk po nxirrnin asgjë. U riktheva në jetë përmes një goditjeje adrenaline dhe ishte sikur të isha goditur nga rrufeja, ndjen të gjitha llojet e ndjesive dhe dhimbjeve menjëherë”, u shpreh ai.

Mjekët këshilluan familjarët e Freddy-t t’i jepnin lamtumirën.

“Gjithçka që mbaj mend është partnerja ime që më mbante dorën dhe më thoshte: Freddy, duhet ta kapërcesh këtë. Ajo më tha vazhdimisht, ‘e di që mund ta luftosh këtë’ ndërsa po dilja brenda dhe jashtë vetëdijes. Kjo është gjithçka që mund të dëgjoja qartë gjatë kësaj kohe, atë dhe lotët e djalit tim në që binin në gjoksin tim ndërsa më përqafoi dhe qante. E dija se duhej ta luftoja për të dy dhe doja t’i tregoja djalit tim, pavarësisht se çfarë do të ndodhte do e doja dhe do isha me të. Atyre iu kërkua të më thonin lamtumirë, unë kisha shanse të ulëta për të mbijetuar’, tregoi ai.

Por javët kaluan dhe Fredi gradualisht u bë më i fortë.

“Mjekët ishin të surprizuar që u përmirësova brenda 4 javëve dhe mendonin se do vdisja, pasi gjendja ime ishte shumë e rëndë. U ktheva në shtëpi i ditë para ditëlindjes sime. Unë jam ende duke marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve, por jam i kënaqur që jam në shtëpi që të kaloj ditëlindjen me familjen time. Ata më ofruan një karrige për t’u larguar nga spitali, por unë isha i bindur se do të ecja. Arrita të ecja dhe të gjitha infermieret në repart ishin kaq të lumtur. Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time dhe nuk mund ta lavdëroj sa duhet stafin. Kam një familje vërtet pozitive rreth meje dhe jam një person pozitiv. Thjesht qëndroj pozitiv dhe vazhdoj, Michelle dhe djali im janë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, ajo është forca ime”, tha Freddy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera