Fakte që përgënjeshtrojnë ministrin Besnik Bislimi për uljen e papunësisë
Autori: Zekirja Shabani
13:54 | 07 Maj 2020
Pikërisht në muajin kur ministri i Financave të Kosovës, Besnik Bislimi tha se u ul papunësia në Kosovë me 6.6 për qind, në zyrat e punësimit në Kosovë kanë aplikuar 32,377 persona për të kërkuar punë.
Në bazë të të dhënave që ka siguruar gazeta inFokus nga Agjencia e Punësimit në Kosovë, del se në muajin prill janë hapur vetëm 20 vende të reja pune ndërsa kanë kërkuar punë mbi 17 mijë meshkuj dhe 14 mijë femra.
Prej tyre vetëm 5 janë punësuar, shkruan gazeta inFokus.

Kështu tregojnë të dhënat e këtij institucioni, të cilat përfshijnë vetëm numrin e punëkërkuesve që aplikojnë direkt në qendrat regjionale të punësimit, pa llogaritur të dhënat e formave tjera të punësimit direkt punëdhënës punëmarrës.
Në bazë të këtyre të dhënave numri i punëkërkuesve në Kosovë është rritur sidomos në këtë muaj.

Krahasuar me muajt e tjerë të këtij viti dhe trendit të zakonshëm, në prill kanë aplikuar dhjetëra herë më shumë punëkërkues se më herët.
Kjo vlerësohet të jetë si rezultat i masave të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur kategori të caktuara të shoqërisë financiarisht përmes pakos fiskale.
Gazeta inFokus ka gjetur se në muajin mars vetëm 827 qytetarë kishin aplikuar si punëkërkues në zyrat e punësimit, përderisa ishin hapur 411 vende të lira pune.
Ndërkaq, në shkurt numri i atyre që i besonin zyrave të punësimit për të gjetur punë ishte 1,719, apo 750 persona më pakë se në muajin janar.
Të dhënat e Agjencisë së punësimit në Kosovë tregojnë se në data bazën e këtij institucioni deri më 30 prill figurojnë si punëkërkues 126 mijë qytetarë.
Por pavarësisht kësaj situate regjistrimi i mbi 10 mijë punëtoreve të rinj në Administratën Tatimore të Kosovës për të përfituar nga pakoja fiskale e Qeverisë po vlerësohet si shenjë e mirë për uljen e papunësisë në vend nga ministri i Financave të Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai të martën është krenuar se numri i të papunëve brenda vetëm një muaji është ulur për 6.6%, që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit, shkruan gazeta inFokus.
“Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%”, ka shkruar Bislimi.
Megjithatë, kreu i financave të Kosovës është kritikuar për këtë, për faktin se njohësit e ekonomisë vlerësojnë se sado që në shifra mund të duket mirë, nuk mund të merret si ulje reale e papunësisë, pasi nuk është raportuar për hapje të vendeve të reja të punës dhe janë ngritur dyshime për manipulimin e bizneseve me të punësuarit.
Në këtë periudhë kur ekonomia është bllokuar në gjithë botën, duke përfshirë edhe Kosovën, deklarata e Bislimit është vlerësuar mashtrim me qëllim manipulimi.
Lidhur me këtë një ditë pas deklarimit se për një muaj është ulur papunësia në 24.1 për qind, Bislimi ka reaguar duke thënë se nuk është kuptuar drejtë.
Sipas tij, ai u është referuar vetëm regjistrimeve të reja dhe nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare do të binte në nivelin e 24.1%.
Megjithatë, ai thotë se masat e pakos fiskale kanë krijuar terrenin e përshtatshëm për formalizim të atyre që me vite e kanë konsideruar të leverdishme të operojnë jashtë kornizave ligjore./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































