Fajtori është Kylian Mbappe, “L’Equipe” kryqëzon “yllin” e PSG-së
Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 05 October 2023
Fillimi i sezonit të Kylian Mbappesë, pavarësisht se shifrat e tij (8 gola në 11 ndeshje) janë të pakontestueshme, ka ndezur kritikat e para në Francë.
Të dielën e kaluar, gazeta “L’Équipe” tregoi se kapiteni i skuadrës franceze nuk ishte në nivelin e tij më të mirë fizik dhe se po paguante pasojat e dënimit që PSG i vendosi në verë, pasi kishte njoftuar, përmes një letre, se nuk ishte i gatshëm të rinovonte kontratën deri në vitin 2025.
Pas disfatës së rëndë ndaj Newcastle këtë të mërkurë (4-1), gazeta franceze vuri në dukje se paraqitje e sulmuesit francez ishte ndër më të këqijat e karrierës së tij.
I vlerësuar me notën e dytë më të dobët, “L’Équipe” thekson se pjesa e tij e parë “ishte zhgënjyese”, përveçse nënvizon se “është shumë e rrallë” ta shohësh të luajë këtë lloj ndeshjeje.
“I vendosur në qendër të sulmit, edhe pse kaloi edhe në krah, pjesa e tij e parë ishte shumë zhgënjyese. Përveç një krosi për Dembélénë (5′) dhe një tjetër (45+5’) në kohën shtesë, ai nuk luajti ndonjë rol të rëndësishëm.
Ndoshta ngaqë nuk po i mbërrinin topat, i kërkoi shumë poshtë, por edhe nuk ofroi shumë zgjidhje, si për shembull të provonte pasime mes linjave, që nuk realizuan. Një goditje e devijuar (85′) dhe një pasim i mirë për Vitinhan (86′). Shumë pak për të,” shpjegon L’Équipe.Në ndeshjen e parë të Championsit, kundër Dortmundit, Mbappe nuk u ndje mirë. Shënoi penalltinë 1-0, por në asnjë moment shokët e tij nuk i ofruan avantazhe.
Pa Messin dhe Neymarin, që ishin lojtarët që e furnizonin pafundësisht me topa, skuadra ka ndryshuar shumë dhe tani duhet të gjejë sinergji dhe automatizma me lloje të tjera profilesh, si Kolo Muani ose Gonçalo Ramos.
Dëmtimi që pësoi në kyçin e këmbës së majtë kundër Marsejës, dy javë më parë, mund të ketë ngadalësuar kapjen e formës. Që atëherë, Mbappé nuk ka shkëlqyer kundër Clermont, të shtunën e kaluar, apo kundër Newcastle, këtë të mërkurë.
Kamerat e RMC Sport, pas humbjes 4-1 në Newcastle, e kapën Mbappenë të shtangur, të befasuar, sikur rivali i tij të ishte një tren që kishte shkatërruar gjithçka që kalonte përpara.
Ka pak kohë për të reaguar, skuadra pariziene udhëton drejt Rennes këtë të diel, në një ndeshje mjaft të vështirë, e cila duhet t’i shërbejë skuadrës, përfshirë Mbappenë, për të shuar dyshimet.
PSG e ka nisur keq Ligue 1, duke grumbulluar 12 pikë nga 21 të mundshme. Ka marrë vetëm një fitore jashtë shtëpisë. Një ecuri mjaft e dobët për një ekip që ka shpenzuar 350 milionë në merkaton e fundit.
Kapiteni i skuadrës franceze, i cili nuk ka dhënë asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, do të duhet të bëjë një hap përpara në një stadium ku ekipi i tij nuk ka fituar në tri vizitat e fundit.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































