Fabrika që do t’i punësonte 250 persona në Drenas, afër dështimit
Autori: Sylejman Sylejmani
16:00 | 15 November 2018
Projekti që pritej të punësonte rreth 250 qytetarë të Drenasit në një fabrikë për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtritshme ka gjasë të dështojë.
Kompania Global Centry Project përkundër nënshkrimit të memorandumit me komunën, akoma nuk ka filluar të ndërtojë asgjë në hapësirën që i është dhënë në shfrytëzim, shkruan gazeta inFokus.
Madje, kjo kompani përmes një email-i ka kërkuar afat shtesë nga komuna për fillimin e ndërtimit të fabrikës, pasi nuk po ka fonde të mjaftueshme.
Këtë gjë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, edhe zëdhënësi i Drenasit, Bekim Dobra, i cili tregon se vendi që i është përshtatur më së miri kësaj fabrike ka qenë fshati Dobroshevc, lokacion ku është nënshkruar memorandumi.
“Pastaj janë kryer edhe procedurat, sipas ligjit për nënshkrimin e memorandumit. Pasi janë kryer këto procedura, investitori përmes një email-i që na e ka dërgu javë më parë, ka kërkuar afat shtesë për fillimin e procedurave për ndërtimin e kësaj fabrike, për shkak të mungesës së fondit, pra nuk i ka fondet e mjaftueshme për të filluar ndërtimin e kësaj fabrike”, ka thënë ai.
Dobra nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, vetëm se ka theksuar se janë duke e pritur atë kompani.
Ndërtimi i kësaj fabrike ishte një prej premtimeve të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë fushatës zgjedhore, i cili është i publikuar në raportin me premtimet e kryetarëve të komunave, nga Instituti GAP.
Përveç këtij premtimi, Lladrovci akoma nuk ka filluar të punojë diçka në tokën e shpronësuar nga AKP-ja prej 62 hektarëve, për ndërtimin e fabrikave nga investitorë të huaj.
25 hektarë të kësaj prone, përmes një vendimi të qeverisë, i ka marrë ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Pjesa tjetër, zëdhënësi Dobra tregon se ka mbetur akoma në emër të qeverisë.
Për të, ai thotë se kanë marrë konfirmimin se BERZH-i ka destinuar 15 milionë euro për zgjerimin e parkut të biznesit.
“Kemi marrë konfirmimin se BERZH-i tashmë veç i ka destinuar 15 milionë euro për zgjerimin e parkut të biznesit 2 që po quhet përballë parkut të biznesit 1 dhe vetëm pritet të fillojnë procedurat për rregullimin e infrastrukturës për vendosjen e bizneseve qoftë vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, kryesisht bizneseve prodhuese”, thotë Dobra.
Kur Parku i Biznesit 2 të kompletohet, Dobra beson se do të punësohen mbi 1 mijë persona. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...































