Sport

Fabregas tregon pse nuk u transferua te Arsenali, para se të kalojë te Chelsea (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 18 September 2017

Fabregas  ka zbuluar se Arsenali refuzoi mundësinë për të ri-nënshkruar me atë kur ai ishte pjesë e Barcelonës në 2014, transmeton ORAinfo.

Fabregas pretendon se Arsenali kurrë nuk ka marrë shansin për të bërë një ofertë kështu që Arsene Wenger dështoi të bëjë ndonjë kontakt me spanjollin .

-Advertisement-

Fabregas përfundimisht e bëri kalimin në rivalët e Londrës Chelsea pasi bisedoi me ish-bosi Jose Mourinho.

Dhe pavarësisht fitimit të dy titujve të Premierligës në tre sezone në Stamford Bridge, Fabregas pranon se Arsenali gjithmonë për të do të jetë si një shtëpi e dytë.

Fabregas i tha Sky Sports:
“Sapo vendosa të largohem nga Barca, Arsenali kishte opsionin e parë dhe Barcelona kishte detyrimin të kontaktojë Arsenalin së pari.

“Pastaj ata kishin një javë që në thelb të përgjigjen po ose jo në klauzolën e blerjes. E dija që Chelsea ishte në anën tjetër, mes klubeve të tjera, por pasi fola me Mourinhon ndërkohë ai më bindi se ishte një vend i mrekullueshëm për të ardhur”, ka treguar spanjolli./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera