Sport

Fabregas e pranon fajin pas 13 vitesh: Isha unë ai që e goditi me picë në fytyrë Alex Fergusonin (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 04 October 2017

Cesc Fabregas më në fund e ka pranuar se është ai që e ka goditur me picë ish-trajnerin e Manchester United, Alex Ferguson. 

Ishte një temë interesante që flitej në botën e futbollit anglez. Arsenal kishte udhëtuar për në Old Trafford me 24 tetor të vitit 2004, ku kishte 49 ndeshje pa humbje. Ata humbën në një ndeshje të tensionuar me rezultat 2-0.

Të dyja palët ishin kacafytur në tunel ku nuk munguan as grushtet, ndërsa Fabregas kishte dalë në korridor dhe e kishte hedhur një copë picë në fytyrën e Ferguson.

-Advertisement-

Ashley Cole kishte shkruar në autobiografinë e tij: “Të gjithë u ndalën kur panë një copë picë kur goditi atë në fytyrë dhe i ra në kostumin e tij të shtrenjtë”.

Edhe Ferguson kishte folur: “Thoshin që ishte Cesc Fabregas, ai që e gjuajti picën atë ditë, por nuk e kam idenë se kush e hodhi”.

Martin Keown ishte ai që e kishte zbuluar i pari se kush ishte ai në vitin 2014 për Sportsmail.

“Me atë që e kam kuptuar, ishte një spanjoll me teknik fantastike. Ai kishte teknik edhe në hedhjen e picës. E gjuajti sikurse të ishte ‘Frisbee’”.

Fabregas ishte i ftuar në emisionin e James Corden dhe e pyeti më në fund Fabregasin.

“Sonte më në fund do ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë se kush e ka goditur Fergusonin me pica. Ai ishte ti ai që e gjuajti picën?”, iu drejtua Corden lojtarit spanjoll.

Ai bërtiti me të madhe: “PO”.

“Martin Keown është gënjeshtar pasi e kisha para syve dhe ai godiste të njerëz aty dhe nuk e pa kush e gjuajti”.

“Kishte shumë zhurmë dhe dola ta shihja se çfarë ndodhte. E kisha një copë picë në duar, dhe e pash Sol Campbell, Rio Ferdinand, Martin Keown… e të tjerë duke e shtyrë njëri tjetrin”.

“Doja të futesha aty por nuk e dija se si. Dhe e hodha picën. Nuk e gjuajta në drejtim të askujt, por e pash që e goditi atë në fytyrë”.

“I kërkoj falje Sir Alexit, nuk kam dashur ta godas”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera