Sport

FA Cup: Hidhet shorti për raundin e katërt, Liverpool dhe Chelsea vazhdojnë me kundërshtarë të lehtë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 09 January 2022

Pasi që edhe përfunduan të gjitha përballjet e raundit të tretë të FA Cup, tani kemi mësuar shortin e raundit të katërt të kësaj gare.

Në programin e sotëm të ndeshjeve, skuadrat si Liverpool, Tottenham dhe West Ham siguruan të gjitha fitore, kështu duke e siguruar kualifikimin në raundin e katërt, përcjell Gazeta inFokus.

Pas ceremonisë së shortit, ku edhe kuptuam çiftet e skuadrave që do përballen me njëra-tjetrën, njëra nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes fituesit të takimit Nottingham-Arsenal dhe skuadrës së Leicester Cityt.

-Advertisement-

Gjigandi anglez Liverpool në raundin e katërt të kësaj gare do të përballet me skuadrën e Cardiffit, kurse Chelsea e pret në shtëpi Plymouth Argyle.

Po ashtu, në kuadër të këtij shorti do të kemi edhe duele nga ekipet e Premier Ligës angleze, ku Brentford është mysafirë i Evertonit, kurse Tottenham pret në shtëpi Brightonin.

Shortin e plotë të FA Cup e gjeni më poshtë./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera