Lajme

Evropa e ngrohtë në dimër! Rekordet e motit të pazakontë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 04 January 2023

Temperaturat për muajin janar kanë arritur një nivel të lartë historik në një sërë vendesh në të gjithë Evropën.

Moti i butë dhe i pazakontë evropian vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, ditë pas një krize vdekjeprurëse të ftohtë la më shumë se 60 viktima.

Dëborë e madhe dhe shi i ngrirë janë parashikuar për pjesë të veriut të Midwest, ndërsa stuhi të forta dhe tornado priten në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Luiziana.

-Advertisement-

Por në anën evropiane të Atlantikut, moti ka qenë i qetë për shumë vende në fillim të vitit.Temperaturat në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare. Rekordet u thyen në Gjermani, Francë dhe Ukrainë gjithashtu.

Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4C më e lartë se rekordi i mëparshëm për muajin dhe rekordi i lartë i Bjellorusisë ishte 16.4 C, rreth 4.5 C mbi rekordin e mëparshëm.

Në Spanjë, temperaturat e Ditës së Vitit të Ri në Bilbao ishin ekuivalente me mesataren e korrikut. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Megjithatë, ngjarjet e dimrit si këto nuk kanë të njëjtin ndikim njerëzor si valët e të nxehtit të verës, të cilat mund të rezultojnë në një numër të madh vdekjesh. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të karboneve, thonë shkencëtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera