Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti
Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 08 July 2026
Europianët po përjetojnë një tjetër valë rekord të të nxehtit, por jo të gjithë po preken në të njëjtën masë. Një studim i ri nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) dhe Eurofound tregon se katër nga pesë europianë thonë se janë prekur nga moti ekstrem, megjithëse ndikimi ndryshon sipas rajonit.
Sipas studimit, më shumë se 85% e banorëve në Evropën Jugore dhe Qendrore-Lindore kanë përjetuar pasoja të lidhura me klimën, duke filluar nga valët e forta të të nxehtit në ambiente të hapura deri te temperaturat e padurueshme brenda banesave.
Zjarret pyjore dhe tymi i tyre janë raportuar nga 41% e të anketuarve në Greqi, 35% në Portugali dhe 20% në Qipro, ndërsa mesatarja në nivel evropian është vetëm 8%.
Aktualisht, Evropa Jugore po përballet me zjarre të mëdha pyjore, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë ndaluar edhe praninë e spektatorëve në një pjesë të garës çiklistike Tour de France.
Më 3 korrik, satelitët e programit evropian të vëzhgimit të Tokës, Copernicus, regjistruan një re të madhe tymi që lëvizte drejt perëndimit mbi Oqeanin Atlantik, si pasojë e zjarreve që përfshinë veriperëndimin e Portugalisë.
Ndërkohë, rajone të tjera të Evropës përballen me rreziqe të ndryshme klimatike. Rreth 26% e të anketuarve në Austri dhe 19% në Slloveni thanë se janë prekur nga përmbytjet, krahasuar me mesataren prej 11% në Bashkimin Evropian.
Studimi thekson se ndikimi i ngjarjeve ekstreme klimatike nuk varet vetëm nga vendndodhja gjeografike, por edhe nga faktorë si mosha, gjendja shëndetësore, niveli i të ardhurave, cilësia e banesave dhe aftësia e komuniteteve për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike. Këta faktorë përcaktojnë se sa të ekspozuar dhe sa të cenueshëm janë njerëzit përballë valëve të të nxehtit, zjarreve apo përmbytjeve, shkruan Euronews.

T� tjera
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...


































