Lajme

Eurodeputeti i “vizave”, ka një këshillë për dy Kryeministrat europianë që udhëtojnë në Kosovë e Serbi

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 02 July 2023

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten që ka qenë i ngarkuar me dosjen e vizave për Kosovën para vendimit të BE’së për heqjen e tyre, po vazhdon të merret me Kosovën. Ditëve të fundit ai është duke e kundërshtuar presionin që po i bëhet Kosovës për situatën në Veri.

Të hënën dhe të martën në Kosovë dhe Serbi do të udhëtojnë Kryeministri j Holandës Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut Xavier Bettel. Vizita e tyre do të nisë nga Beogradi e pikërisht për këtë Reuten i ka këshilluar dy zyrtarët që ta lexojnë një raport të Komitetit të Helsnikit, dega në Serbi, që mban titullin “Serbia shoqëri e kapur”.

” Këshillë për lexim! Nëse udhëtoni për në Beograd si shef qeverie javën e ardhshme, @MinPres🇳🇱 dhe @Xavier_Bettel🇱🇺, është mirë të lexoni edhe këtë raport si përgatitje për një takim me Presidentin Vuçiq. #Vletat e BE’së”, #demokracia #Sundimi i Ligjit”, ka shkruar Reute.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera