Lajme

Eskorta e Trendafiloves arrin në Ministrinë e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 22 September 2022

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, ka shkuar në ministrinë e Drejtësisë brenda agjendës së paraparë, ku në orë 08.30 ka filluar takimin me ministrën, Albulena Haxhiu, ka mësuar GazetaBlic nga burime brenda ministrisë së Drejtësisë.

Takimi mes Trendafiloves dhe Haxhiut është duke vazhduar ende.

Para ndertesës së ministrisë së Drejtësisë mund të shihen të parkuara edhe automjetet e eskortes së Trendafiloves.Gjatë ditës, Trendafilova pritet të vizitojë edhe një nga institucionet ndërkombëtare në vend.

-Advertisement-

Trendafilova dje zhvilloi një takim me studentë në njërin nga hotelet e Prishtinës, saktësisht gjatë orës 15:00.Ky takim me studentë, siç mësoi Gazeta Blic është bërë nën organizimin e “YIHR” (Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut).

“Trendafilova sot ishte në Prishtinë dhe në “Hotel Sirius” zhvilloi takim me studentët rreth orës 15:00″, ka konfirmuar ky burim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera