Sport

A është Ronaldo lojtari më i mirë në histori të futbollit?

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 April 2018

Cristiano Ronaldo ka shënuar mbrëmë dy gola në fitoren e madhe të Realit kundër Juventusit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Dy golat e tij kundër Juventusit e qojnë në gjithsejt 119 gola të shënuar nga Ronaldo në këtë garë.

Lexo edhe: Vetëm 9-të ekipe kanë shënuar më shumë gola se Ronaldo në Ligën e Kampionëve

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit.

Këto janë të arriturat e tij në futboll.

27 Tituj,  5 Topa të Artë, 2 herë lojtari më i mirë nga FIFA,  647 Gola të shënuar,  207 Asistime, 50 Hat-trick, por jo vetëm këto.

Lexo edhe :Varane: Goli i Ronaldos më i miri që kam parë ndonjëherë

Ai gjithashtu ka shumë rekorde të tjera si:

-Lojtari më së shumti trofe individual në histori të futbollit.
-Lojtari i vetëm që ka shënuar golë në 6 El Clasico radhazi .
-Golashënuesi më i mirë në histori të Champions Ligës.
-Asistuesi më i mirë në histori të Champions Ligës .
-Golashënuesi më i mirë nga gjuajtjet e lira në historinë e Champions Ligës.
-Golashënuesi më i mirë nga pika e penalltisë në historinë e Champions Ligës
-6 herë golashënuesi më i mirë i vitit.
-Lojtari më së shumti Hat-Trick në Champions Ligë.
-Lojtari që ka shënuar gol në 10 ndeshje radhazi në Champions League .
-Më së shumti gola të shënuar në qerek finale në Champions Ligë.
-Më së shumti gola të shënuar në gjysëm finale në Champions ligë .
-Më së shumti gola të shënuar në grupe të Champions Ligës .
-Lojtari vetëm që shënon çdo vit +10 gola në UCHL.
-Lojtari që e ka fituar Champions League me dy ekipe të ndyshme .
-Lojtari që ka shënuar më së shumti gola si vendas.
-Lojtari që ka shënuar gola më së shumti si musafir.
-Lojtari që ka shënuar gola në çdo ndeshje të Champions League në fazën e grupeve .
-Më së shumti gola të shënuar në Botërorin e klubeve në një sezon.
-Më së shumti trofe të botërorit të klubeve (bashk me Toni Kroos).
-Lojtari i vetëm që i ka fitu 2 këpuca të arta të botërorit të klubeve.
-Lojtari që është votuar më së shumti pikë në histori për topë të artë (946 pikë).
-Lojtari i vetëm që ka shënuar +60 gola 4 vite radhazi (2011-2014)
-Lojtari i vetëm që ka shënuar +50 gola 4 sezona radhazi.
-Më së shumti penallti të shënuar në historinë e La Ligas.
-Lojtari i vetëm në histori të la ligas që ka shënuar +30 gola në 5 sezona radhazi.
-Më së shumti Hat-Trick në historinë e La Ligas
-Më së shumti Hat-Trick në të gjithë kompeticionet e Spanjës (La Liga , Copa Del Rey).
-Më së shumti Hat-Trick në një sezon (8).
-Më së shumti gola në derbin e Madridit .
-Lojtari i vetëm nga Manchester United që e ka fituar këpucën e artë.
-Lojtari i vetëm që ka shënuar
+100gola me këmbën e majtë , të djathtë dhe me kokë.
– Golashenuesi më i mirë në histori të kampionatit Europian.
– Golashenuesi më i mirë në garat Europiane.
– Golashenuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës për Klube.
– Golashenuesi më i mirë në histori të Real Madridit.
– Golashenuesi më i mirë në histori të kombëtarës Portugeze.
-Lojtari i vetëm që ka shënuar gol në çdo minutë të ndeshjes.
-Golashënuesi më i mirë i shekullit 21. /infokusi.com

Euro 2
Champions League 8
Club World Cup 8

UEFA Super Cup 6

Premier League 6
Community Shield 4
Supercopa?? 4
Copa del Rey 4
League Cup 4

La Liga 4
Supercopa?? 2
FA Cup 2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera