Lajme

Escobar: Marrëveshja e Ohrit historike, i paraprin normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 13 April 2023

I dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur historike për marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshjen e arritur në Ohër.

Ai tha se kjo marrëveshje i paraprin normalizimit të raporteve mes të dy palëve në dialog,

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit”, ka deklaruar Escobar.

-Advertisement-

Tutje, Escobar ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk do të mund të arrihej pa mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, nikoqir i takimit Kurti-Vuçiq.

Ai gjithashtu e ka vlerësuar si të rëndësishme edhe mbështetjen e qeverive të Shqipërsië dhe Krocisë.

“Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar”, ka thënë Escobar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera