Erdogani-Putinit: Turqia e gatshme të ndërmjetësojë për paqe në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 16 January 2023
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate me presidenti rus Vladimir Putin këtë të hënë, është shprehur se është gati për të ndërmjetësuar një “paqe të përhershme” midis Ukrainës dhe Moskës.
“Gjatë telefonatës, presidenti Erdogan përsëriti se Turqia është e gatshme të marrë përsipër detyrën e lehtësimit dhe ndërmjetësimit për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij.
Kujtojmë se edhe më herët presidenti turk ka bërë oferta të ngjashme si dhe ka lehtësuar takimet midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë, por jo bisedime paqeje deri më sot.
Ndërkohë media shtetërore ruse tha se telefonata me Erdogan u përqendrua në shkëmbimin e të burgosurve, por gjithashtu preku atë që raportet e përshkruan si refuzimin e Perëndimit të armëpushimit të propozuar nga Moska për Krishtlindje.
Zyra e Erdogan tha se ata diskutuan gjithashtu korridorin e grurit për të lejuar Ukrainën dhe Rusinë të transportojnë furnizime jetike të grurit dhe të korrave të tjera përmes Bosforit në tregjet ndërkombëtare.
Putin dhe Erdogan konfirmuan bashkëpunimin e tyre dhe deklaruan se prioritetet e tyre ende përfshijnë furnizimet me gaz rus dhe krijimin e një qendre rajonale të gazit në Turqi.
Kievi ka hedhur poshtë idenë e ndalimit të luftimeve ndërsa trupat ruse ende pushtojnë territorin, por presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ai është i hapur për “bisedime të vërteta paqeje” me Rusinë që përfshinin tërheqjen e forcave nga Moska, kompensimin e Ukrainës për dëmet dhe bashkëpunimin në hetimet e krimeve të luftës.
Putin urdhëroi një armëpushim 36-orësh përpara Krishtlindjeve Ortodokse më 7 janar, por masa u kundërshtua nga Kievi, i cili tha se nuk mund të kishte armëpushim derisa Rusia të tërheqë trupat e saj nga tokat e pushtuara.
Aleatët e Ukrainës shprehën gjithashtu shqetësimin, me zëdhënësin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, duke thënë: “Shqetësimi ynë është se rusët do të kërkonin të përdorin çdo pauzë të përkohshme në luftime për të pushuar, për t’u riorganizuar, për t’u rigrupuar dhe në fund për të risulmuar”.
Dyshja diskutuan gjithashtu normalizimin e marrëdhënieve diplomatike të Turqisë me Sirinë, një aleat kyç rus, mbi një dekadë pasi Ankaraja ndërpreu lidhjet dhe mbështeti grupet e armatosura që përpiqeshin të përmbysnin regjimin në Damask./Gazeta Express
Të tjera
-
ATK-ja konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK-ja kërkon nga MSH-ja marrjen e veprimeve për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka kërkuar opinion ligjor nga Administrat...
-
Haradinaj premton rritje ekonomike deri në 7%
Kandidati për kryeministër i koalicionit për “Kosovën Fituese”, Ramush Haradi...
-
Gjakovë: Një person arrestohet për vjedhje
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka arrestuar nj...
-
Më 5 shkurt mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim ...
-
Dakaj: Deri më tani Vetëvendosje pagoi 100 mijë euro sponzorizime në Facebook, është kampione në shpenzime
Me mbi 100 mijë euro, Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila është duke shp...
-
Krasniqi: Dejona Mihaili nuk punon për Kosovën, AKI-ja e di këtë
Ish-deputeti njëherësh njëri nga financuesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje...
-
“Nuk mundesh me vjedh pa e ditë Albini”, ish deputeti zbulon gjithcka: Martin Berishajn e kanë detyru
Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë akuza të forta ...
-
Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, Përlepnica dhe Gjilani mundet më mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Publikohet dëshmia e plotë e Dejona Mihalit para prokurorit, konfirmohet biseda për spastrime në KEK
Dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori i nxjerr zbuluar kryeministrin Albin Ku...
-
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë seri...
-
Deklarata e Dejona Mihalit në Prokurori – pranon se në grupin në WhatsApp, Krasniqi e njoftonte edhe Kurtin për çdo tender e çdo kompani
Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejo...
-
Kërkesa për hetim të ish- Prokurorit Jack Smith, Behrami thotë se ka marrë përgjigje nga Kongresmeni Self
Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka bërë...