Lajme

Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 24 June 2026

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi faktin që Rama ishte ndër më të zëshmit sa i përket mbrojtjes së luftës së UÇK-së dhe të vërtetës në Hagë.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi.

-Advertisement-

Tutje, Endriti e ka falënderuar kryeministrin Rama, që siç tha ai, ka qëndruar në anën e të vërtetës kur të tjerët heshtën.

“Kryeministër,faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar tutje Endrit Thaçi.

 

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy