Ekonomi

Endrit Shala nënshkruan marrëveshje me Austrinë për sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 23 January 2020

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Gunther Zimmer, shefin e zyrës së Agjencionit Austriak për Zhvillim në Kosovë.

Kjo ka të bëjë me krijimin e lehtësirave për sektorin privat, shkruan gazeta inFokus.

“Marrëveshja do t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të krijimit të masave lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorin privat dhe ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë”, ka shkruar Shala

-Advertisement-

E ndërmarrjet e vogla e të mesme sipas Shalës do të jenë fokusi i MTI-së për të zhvilluar ekonominë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe me tutje do te vazhdojë të mbështes sektorin privat dhe për rrjedhojë të ndryshojë edhe me tutje sistemin e funksionimit të NVM-ve kosovare, me qëllim të zhvillimit ekonomik, qasjes në tregje të huaja dhe rritjen e punësimit”.

“MTI do të jetë derë e hapur për të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe vendor me idenë që së bashku mund të krijojmë një ambient miqësor dhe të përshtatshëm për zhvillimin e shpirtit ndërmarrës”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera