Lajme

EMOCIONUESE: Djaloshi që bërtiste nga gëzimi dhe qante kur nëna e tij nxirret e gjallë nga rrënojat

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 13 February 2023

Mes rrënimeve të shkaktuara nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka pasur edhe disa momente gëzimi teksa familjarët janë bashkuar.

Një i tillë ndodhi gjatë ditës kur Serap Donmez, që  ishte nën rrënojat në rrethin qendror të Antakya të Hatay, u shpëtua në orën 176 të tërmetit me qendër në Kahramanmarash, që u përshkrua si “katastrofa e shekullit”.

Në momentet e shpëtimit të gruas, shfaqet djali i saj, i kapluar nga emocionet teksa nëna e tij u nxorr nga rrënojat dhe u bart me barelë.

-Advertisement-

Tërmetet në Turqi dhe Siri lanë mbi 35 mijë të vdekur.

Më poshtë mund ta shihni këtë moment emocionues:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera