Lajme

Emisari britanik pritet në Presidencë nga Osmani

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 05 January 2023

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022.

-Advertisement-

Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.

Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera