Lajme

Emergjencat në Tiranë dalin në teren, shkak tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 21 September 2019

Tirana u godit sot nga dy tërmete të cilat sipas raportimeve të para kanë shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila bën të ditur se forcat e Emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e  telefonit: Policia e shtetit ☎ 129, Policia Bashkiake ☎ 042419465, Zjarrfikësja ☎128 dhe Urgjenca ☎ 127.

-Advertisement-

Ndryshe, sot pas orës 16.00 Shqipëria është goditur nga dy tërmete, të cilat janë hetuare edhe në Kosovë, Itali, Mal të Zi, Kroaci dhe vende tjera.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera