Lajme

Elshani jep detaje për djegien e ekskavatorit në Zveçan, ishte në pronësi të një shqiptari

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 25 April 2023

Të hënën rreth orës 03:40 në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ekskavator në Zveçan. Lidhur me këtë rast ka folur për Gazetën Express, Veton Elshani, Zëvendësdrejtor Rajonal për Regjinonin e Mitrovicës Veriore në Policinë e Kosovës.

Zëvendësdrejtori Elshani, tha se ekskavatori është në pronësi të një shqiptari dhe i njëjti punon në atë zonë që një vit.

“Është i një pronari shqiptar, i cili aty ka qenë me një kontratë të BE-së për komunitet. Punon që 1 vit në atë zonë”, tha Elashani për Express.

-Advertisement-

I njëjti shtoi se policia po merret me hetimin e rastit.

Rasti në polici është hapur si “zjarrvënie”.

“ZJARRVËNIE/Zveçan 24.04.2023 – 03:40. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera