Eliza Dushku flet për ngacmimin seksual, për të cilin mori 9.5 milionë dollarë dëmshpërblim
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 20 December 2018
Pak ditë më parë u përhap një lajm se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, kishte marrë 9.5 milion dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS.
Dushku thotë se nuk bëhet fjalë për një rast “thashethemi” apo mungese humori nga ana e saj. Ngacmimet ishin regjistruar nga vetë kamerat e CBS. Ajo shpjegon gjithçka në një artikull në Boston Globe, të titulluar “U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna. “
“Për të shfajësuar veten, ai tha që nuk di të mbaj shaka”, thotë Dushku, dhe pastaj kujton se ajo është rritur me tre vëllezër dhe ka punuar me aktorë e producentë të ndryshëm, dhe asnjëherë s’ka pasur deficite humori. Por personi në fjalë i kishte tepruar të gjitha.
Dushku citon se si ai i thoshte: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike”. Thoshte që “Donte të bënte një treshe me të”, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Weatherly-n, e që vinte për treshen. Mes të tjerave, i thoshte: “Do të të marr në prehër e të të qëlloj në vithe si vajzë të vogël”, etj. Dushku qartëson se këto ishin vetëm disa prej komenteve, e që disa herë i drejtohej me termin “këmbët” në vend të emrit, ndërsa kamerat e kanë kapur edhe duke kryer gjeste të pahijshme, të cilat ai i quan tani shaka, transmeton tch.
Dushku shton se pasi ishte mbushur kupa, ajo i kishte folur se si po bezdisej nga këto ngacmime, por ishte pushuar nga puna më pas. Mes të tjerave, aktorja vë në dukje se si Weatherly mburrej shpesh se e kishte shumë shok drejtorin e CBS, e se si shkonin me pushime bashkë. Veç kësaj, ditët e fundit ai kishte dërguar nga një e-mail të gjithë stafit, duke i këshilluar të mos i bënin Dushkut lëvdata për bukurinë, sepse i merrte si fyerje. Pasi ishte konsultuar, Dushku e kishte hedhur në gjyq, pasi të gjitha ngacmimet ishin regjistruar nga kamerat e CBS, për javë të tëra.
Të tjera
-
Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë
Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё filli...
-
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri. Lajmin e ka bërë të di...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, përdori identitetin e tjetërkujt për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identit...
-
Abazi: Stili i vetëm që ka Kurti është viktimizimi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron fajtor ish-she...
-
Rama sot në Athinë, do të takohet me shqiptarët atje
Sot me fillim nga ora 11:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvill...
-
Një vajzë në Fushë Kosovë rrẩḣet nga vëllai i saj
Një vajzë në Fushë Kosovës ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj. ...
-
Zogaj flet për projektet madhore në Kryeqytet: Nënkalimi, sheshi “Xhorxh Bush” e Lojërat Mesdhetare, prioritet i yni
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për Ekonomia Online ...
-
Gruaja e raporton të zhdukur burrin e saj, thotë se doli me veturë dhe nuk e di vendndodhjen e tij
Një grua e ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj. Ajo ka thënë se ai...
-
Ftesa e Kurtit për darkë pune me opozitën, pranon PDK-ja dhe e refuzon LDK-ja e AAK-ja
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka komentuar përgjigjet e partive opozi...
-
Bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeçare- e mitura kthehet te prindi, i dyshuari lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt, pa...
-
Burrë e grua rrằḣin njëri-tjetrin në Pejë
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë. Atje burrë ...
-
Arrestohet një person në Klinë, ushtroi vazhdimisht dhu*ë psikike ndaj nënës së tij
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike n...